
Gjatë ditës së djeshme u publikua bashkëpunimi i Era Istrefit me artistin rus, Eldzhey: “Sayonara Detka”.
Kënga u pëlqye shumë nga publiku dhe arriti shifrën prej më shumë se 1 milionë klikime brenda 24 orëve, shkruan ORAinfo.
Por, disa komentues vërejtën se kjo këngë nuk ishte origjinale, më saktësisht ishte e kopjuar.
Kënga në fjalë thuhet të jetë e kopjuar nga artisti gjerman BAUSA , e cila mbanë emrin “Was du Liebe nennst”.
Ky version origjinal është publikuar nga artisti në tetor të vitit 2017 dhe deri më tani ka arritur të grumbullojë më shumë se 132 milionë klikime.
Me të dëgjuar këngët, mund të vërehet qartë ngjashmëria, sidomos tek pjesa ku këndon Era Istrefi./ORAinfo/
Më poshtë keni dy këngët të cilat mund t’i dëgjoni e vlerësoni ju vet:
Eldzhey ft Era Istrefi – Sayonara
BAUSA – Was du Liebe nennst
