Bashkëshorti e raporton në polici gruan se ka ushtruar dhunë ndaj fëmijës së tyre, dorëzon video-incizime

09:10 | 18 Mars 2026
bashkeshorti-e-raporton-ne-polici-gruan-se-ka-ushtruar-dhune-ndaj-femijes-se-tyre,-dorezon-video-incizime

Një rast i dhunës në familje është raportuar ditën e djeshme në Pejë.

Policia e Kosovës bën të ditur se një person ka raportuar se bashkëshortja e tij që një kohë të gjatë është duke ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijës së tyre.

Si dëshmi lidhur me rastin ankuesi ka proceduar video incizime dhe mesazhe.

E dyshuara është intervistuar, pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Pejë 17.03.2026 – 10:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se bashkëshortja e tij që një kohë të gjatë është duke ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijës së tyre. Si dëshmi lidhur me rastin ankuesi ka proceduar video incizime dhe mesazhe. E dyshuara është intervistuar, pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësht të Policisë së Kosovës.

Komento: