Bashkëshortja e Hysen Durmishit “thumbon” qeverinë: Vështirë me përfundu, se me pre shiritin është lehtë

18:19 | 20 Mars 2026

Bashkëshortja e Hysen Durmishit, Mirjeta Durmishi, ka ironizuar me prerjen e shiritit për segmentin Vushtrri-Prishtinë, ku morën pjesë kryeministri Albin Kurti dhe Dimal Basha, i cili po mban postin e ministrit të Infrastrukturës.

Durmishi me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thëën se lehtë është procesi i prerjes së shiritave, e e vështirë është përfundimi i rrugës.

“Vështirë është me përfundu ndërtimin e rrugës, se me pre shiritin është leht”, ka shkruar ajo.

Ky qëndrim siç duket i ka pëlqyer edhe ish-numrit dy të Infrastrukturës, Hysen Durmishi, i cili ka përcjellë me një reagim qëndrimin e bashkëshortes së tij.

Durmishi ka ngelur pa post qeveritar në kabinetin aktual të Qeverisë Kurti 3.

Komento: