Bashkëshortja e Jakup Krasniqit flet për bastisjen në shtëpinë e tyre

11:26 | 04 Nëntor 2020

Nga ora 06:00 e mëngjesit shtëpia e Jakup Krasniqit në Prishtinë është bastisur nga njësitet e shumta policore të EULEX. Bastisja e EULEX po vazhdon ende, derisa pak më parë jashtë shtëpisë ka dalë bashkëshortja e Krasniqit, Svdije Kransiqi.

Ajo doli të takoj familjarët të cilët me të marrë lajmin për bastisje ia mësynë shtëpisë së Krasniqit.

Bashkëshortja e tij ka treguar se gjendja e familjarëve brenda shtëpisë është e mirë. Derisa bënë të ditur se ende po vazhdon bastisja, raporton KosovaPress.

E njësitet e EULEX bashkë me Policinë e Kosovës po qëndrojnë në fshatin Negrovc të Drenasit që është edhe vendlindja e Jakup Krasniqit

EULEX-i është në pritje të familjarëve të Jakup Krasniqit nga Prishtina, në mënyrë që të mund të hapë shtëpinë në fshat dhe të fillojë bastisjen.

Komento: