Bashkëshortja e Nasim Haradinajt akuzon mjeken e QKUK-së: Ma stimuloi kancerin duke e shpërthyer një gjëndër në gji

11:49 | 06 October 2022

Gruaja e Nasim Haradinajt akuzon mjeken e QKUK-së: Ma stimuloi kancerin duke e shpërthyer një gjëndër në gji.

Betejat më të vështira në jetë ndonjëherë kthehen në fitore. Ato i japin jetës një rrjedhë krejt tjetër.

Me fitore triumfoi edhe Gjejlone Haradinaj, kur iu desh të ballafaqohej në një betejë të ashpër me kancerin.

Përveç dhimbjeve të shumta që ia shkaktonte sëmundja, ajo e pati të vështirë për çdo gjë.

Një javë para se ta kuptonte që vuan nga kanceri i gjirit, motra i vdiq pikërisht nga kjo sëmundje.

Por edhe më të vështirë e bënte situata kur të gjitha lajmet e vështira i ndante me fëmijët, pasi që bashkëshorti i saj Nasim Haradinaj tashmë ndodhej në Hagë pas arrestimit.

Në një rrëfim për për T7, Gjejlone Haradinaj tregon për gjithë betejën që pati me këtë sëmundje, pikërisht në muajin e ndërgjegjësimit, derisa hedh edhe kritika në adresë të mjekes kosovare, që sipas saj nuk arriti t’ia zbulonte sëmundjen me kohë.

“Në gusht të vitit 2020 e kam vërejt që e kam një gjëndër, edhe e kam ditë që menjëherë duhet me reagu sepse e kam pas gjendjen në familje, dhe vet kam punuar si infermiere në Suedi, edhe i kam thanë Nasimit duhet menjëherë me shku me bo një mamografi dhe një ultrazë. Të nesërmen menjëherë kemi shkuar në Prishtinë me Nasimin. E kemi bë mamografinë dhe ultrazërin. Kanë qenë dy radiologe aty që më kanë kqyr dhe kanë thënë që nuk është asgjë, është vetëm një cistë. U shlirova, dhe kur më thotë radiologia është një cistë dhe nuk është asgjë. Më tha hajde në dhomën tjetër dhe ta bëj një zbrazje të cistës dhe unë menjëherë pranova as nuk kam logjikuar se u gëzova që nuk tha diçka”, tha Haradinaj për T7.

Katër muaj pasi bashkëshorti i saj Nasim Haradinaj shkoi në Hagë, mjekët suedez e diagnostifikuan me kancer.

“Nasimi ishte i mbyllur atje, iu doke që unë jam kon në Kosovë, edhe ai u kon këtu edhe ska mujt me bo kurgjo”, shtoi tutje Haradinaj.

61 vjeçarja tregon se për të ka qenë një periudhë shumë e vështirë.

“Më pas kam filluar kimioterapinë. Për 4 muaj tumori jem është rrit është bo 5 cm e gjysmë, plus ka kalu në metastaza, për shkak të infeksionit, nxitjes që e ka bo shpumja në Kosovë që e ka bo radiologja, se nuk kish arrit tumori me kalu në fazën e tretë prej fazës së parë”, tha më tej Haradinaj.

Komento: