Bashkim Jashari zhvillon videokonferencë me komandantin e ISF-së për koordinimin e dislokimit të FSK-së në Gaza

13:55 | 06 Mars 2026
bashkim-jashari-zhvillon-videokonference-me-komandantin-e-isf-se-per-koordinimin-e-dislokimit-te-fsk-se-ne-gaza

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari realizoi video konferencë me komandantin e forcës ndërkombëtare stabilizuese (International Stabilization Force), Gjeneral Major Jasper Jeffers III nga ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të bërë koordinimet e nevojshme për dislokimin e FSK-së në rripin e Gazës.

Me këtë rast Gjeneral Jashari falënderoi Gjeneralin Jeffers dhe përmes tij ushtrinë e SHBA-së, për ftesën drejtuar FSK-së për të marrë pjesë në këtë operacion ndërkombëtar në rripin e Gazës.

Gjithashtu Komandanti i FSK-së, konfirmoi gatishmërinë e FSK-së për pjesëmarrje në këtë operacion ndërkombëtar me një kontingjent duke theksuar që FSK është ushtri profesionale, e trajnuar me standarde të NATO-s dhe e gatshme të eksportoi siguri kurdo që një gjë e tillë kërkohet nga ushtritë e shteteve partnere, e në këtë rast të SHBA-së.

Në fund të takimit, Gjenerali Jeffers III falënderoi Gjeneral Jasharin për gatishmërinë e FSK-së për të ofruar siguri në lindjen e mesme duke qenë partner serioz dhe promovuese e paqes dhe stabilitetit në botë.

Komento: