
Bashkim Smakaj dënohet me vetëm 12 muaj burg, lirohet pas seancës pasi e ka kaluar kohën në paraburgim
Bashkim Smakaj është dënuar me vetëm 12 muaj burg nga Gjykata e Hagës në rastin e dytë ku bashkë me Hashim Thaçin akuzoheshin për ndërhyrje në drejtësi.
Megjithatë Smakaj ka kaluar më shumë se 12 muaj në paraburgim dhe si rezultat do të lirohet pas seancës.
“Ju shpall fajtor për pengim të personave zyrtar. Fajtor për mosbindje ndaj gjykatës. Për këto veprime penale ju dënoj me dënim të njehsuar me 12 muaj burgim. Duke qenë se keni kaluar kohë më të gjatë, dënimi juaj konsiderohet i shlyer dhe do të liroheni pas kësaj seance”, ka thënë gjyqtari.