Bashkimi Europian merr vendim, që nga ky vit amerikanët duhet të kenë vizë për të vizituar Europën

14:46 | 01 Prill 2019

Bashkimi Evropian ka marrë një vendim të ri.

Qytetarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët vizitojnë pjesë të Europës, do të kenë nevojë për autorizim nga Bashkimi Europian, që nga viti 2021.

Bashkimi Europian njoftoi vitin e kaluar se po krijonte një Sistem Informacioni dhe Autorizimi të Udhëtimit Europian, ose ETIAS, që do të kërkonte “shqyrtim para udhëtimit për rreziqet e sigurisë dhe migrimit të udhëtarëve që përfitonin nga qasja pa viza në zonën Shengen”.

Zona e Shengenit është një zonë me 26 vende europiane që nuk kanë kufij të brendshëm dhe u lejojnë njerëzve të lëvizin lirshëm, duke përfshirë vende të tilla si Spanja, Franca, Greqia, Gjermania, Italia dhe Polonia.

Aktualisht, qytetarët e SHBA.-së mund të udhëtojnë në Europë deri në 90 ditë pa ndonjë autorizim udhëtimi, ndërsa ETIAS do ta ndryshojë këtë.

Udhëtarët pa viza, duke përfshirë qytetarët e SHBA.-së, do të duhet të kërkojnë autorizimin ETIAS përpara se të vizitojnë Zonën Shengen.

Ata mund të plotësojnë një aplikacion dhe të paguajnë një tarifë shërbimi prej 7 eurosh (rreth 8 dollarë) online, derisa autorizimi do të jetë i vlefshëm për tre vjet.

“Përfundimi i aplikacionit online nuk duhet të marrë më shumë se 10 minuta me miratimin automatik të dhënë në mbi 95% të rasteve,” tha Komisioni Europian në një deklaratë.

Shtetet e Bashkuara kanë një sistem të ngjashëm të quajtur Sistemi Elektronik për Autorizim Udhëtimi, ose ESTA.

“Ne jemi të vetëdijshëm për planin e Bashkimit Europian për të zbatuar sistemin e tij të informimit dhe autorizimit të udhëtimit, ngjashëm me ESTA të SHBA, për të kontribuar në një menaxhim më efikas të kufijve të jashtëm të BE-së dhe për të përmirësuar sigurinë e brendshme”, tha një zyrtar i Departamentit të Shtetit të SHBA-ve në nje deklaratë.

“Çdo vend ka të drejtë të përcaktojë standardet e tij për hyrje.”

Zyrtari të cilit sipas CNN nuk iu është zbuluar identiteti, ka shtuar se “autorizimi ETIAS nuk është një vizë.”

Shtetet e Bashkuara nuk do të jenë vendi i vetëm i prekur nga ndryshimet.

Prej vitit 2021, qytetarëve nga 60 vende do t’u kërkohet të aplikojnë për ETIAS para se të hyjnë në Zonën Shengen. Brazili, Kanadaja, Zelanda e Re, Singapori, Izraeli dhe Mauritiusi janë midis atyre vendeve.

Parlamenti Europian ra dakord të krijojnë ETIAS në korrik. Në atë kohë, Dimitris Avramopulos, komisioneri europian për migracionin, punët e brendshme dhe shtetësinë, tregoi se kërkesa u vendos për arsye sigurie.

“ETIAS-i i ri do të sigurojë që nuk kemi më një hendek informacioni për udhëtarët pa viza,” tha ai në një deklaratë.

“Kushdo që paraqet rrezik migrimi ose sigurie do të identifikohet përpara se të udhëtojnë në kufijtë e BE-së”.

Komento: