BE: Kosova e drejtë, por e ngutshme.
Bashkimi Evropian (BE) s’pajtohet me metodën që ka zgjedhur Qeveria e Kosovës për heqjen nga përdorimi me faza i targave të veturave që i lëshon Serbia me dominimet e vjetra të qyteteve kosovare të cilat deri më 21 prill mund të konvertohen në RKS.
“Kosova ka të drejtën që të heq targat KM, por procesi duhet të bëhet në një mënyrë që është pajtuar në dialog dhe zbatuar në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe duke u konsultuar. Përderisa vendimi nuk është në përputhje me ujditë e dialogut që janë detyruese për të dyja palët bashkë me ujditë relevante nga viti 2016”, tha Nabila Massrali, zëdhënëse për politikë të jashtme në Komisionin Evropian.
“Bashkimi Evropian do vazhdoj të angazhohet me partnerët tanë që të gjejmë një zgjidhje të qëndrueshme. I thërrasim palët që të shmangin tensione të reja të panevojshme në terren”, shtoi Massarali.