Bashkimi Evropian organizon samit special më 28 maj

18:55 | 09 Maj 2019

Me 28 maj pritet që nga Bashkimi Evropian të organizohet një samit special.

Ky samit do të mbahet për të përgatitur emërimet në postet kyçe të BE-së, njoftoi sot presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk në përfundim të takimit në Sibiu në Rumani të liderëve të shteteve anëtare.

”Dy ditë pas përfundimit të zgjedhjeve europiane, më 28 maj unë do të thërras të 28 liderët për të nisur procesin e emërimeve’’, deklaroi Tusk gjatë një konference shtypi.

‘’Kjo duhet të jetë e shpejtë, e vlefshme dhe në përputhje me traktatet tona. Nëse arritja e konsensusit do të jetë e vështirë, unë nuk do të hezitoj ti hedh për votim vendimet në qershor’’, vijon lideri evropian.

Tusk dëshiron që shtetet anëtare të bien dakord përpara fundit të qershorit për emrin e pasardhësit të Jean-Claude Juncker, mandati i tij në krye të Komisionit Europian përfundon në fund të tetorit.

Komento: