BE zgjat roamingun falas në Europë deri në vitin 2032.
Udhëheqësit europianë kanë rënë dakord të zgjasin roaming në të gjithë Bashkimin Europian deri në vitin 2032, që do të thotë se konsumatorët do të jenë në gjendje të përdorin internetin, të bëjnë telefonata dhe të dërgojnë mesazhe pa kosto shtesë.
Këshilli Europian miratoi rregullat që roaming të zgjatej përtej 30 qershorit 2022, kur ato do të përfundonin.
Një politikë e ‘përdorimit të drejtë’ mbetet gjithashtu në fuqi për të parandaluar përdoruesit nga ‘roaming i përhershëm’ dhe të marrin një kontratë më të lirë në një vend, por ta përdorin atë ekskluzivisht në një vend më të shtrenjtë.