Bashkimi i Mitrovicës, ja çka thotë tani Agim Bahtiri

22:57 | 01 March 2019

Agim Bahtiri thotë se këta qytetarë janë bërë refugjatë në qytetin e tyre.

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri i ka fajësuar autoritetet e Prishtinës për problemin e shumë banorëve shqiptarë të Mitrovicës të cilët nuk mund të shkojnë të vizitojnë pronat e tyre në Veri shkaku i pasigurisë së krijuar prej vitesh.

Bahtiri në BlicIntervieë, tha se këta qytetarë janë bërë refugjatë në qytetin e tyre derisa shton se ndërgjegjja duhet ta vras dikë në Prishtinë pasi që konsideron se politika e Prishtinës nuk po i sheh këto probleme, njofton Klan Kosova.

”A po i shihni këto shtëpi këtu? A ka më vështirë sesa qytetari i Mitrovicës qe 20-vjet të jetë refugjat në qytetin e vet dhe te sheh pronën por të mos mund të shkojë tek ato”.

”A ka më vështirë? Dhe këto, politika e Prishtinës nuk është duke i parë, është duke i harruar”.

”Janë 15-mijë qytetarë shqiptar që janë shpërngulur, janë refugjatë në qytetin e tyre, dhe për këtë duhet ta vrasë ndërgjegjja dikë në Prishtinë”.

”Dhe duhet që të gjithë të më ndihmojnë në këtë proces që të kemi një qytet të përbashkët, një padrejtësi që iu ka bo qytetit të Mitrovicës”, ka thënë Bahtiri.

Komento: