
Ish-banorët e “Big Brother VIP Kosova 4” janë bërë sërish bashkë, duke treguar se miqësitë e krijuara brenda shtëpisë vazhdojnë edhe jashtë saj.
Në një ambient të këndshëm dhe mjaft relaksues, Edi, Labi, Toni, Suanita dhe Alba janë parë duke kaluar kohë së bashku, teksa duken në disponim shumë të mirë me njëri-tjetrin, raporton ORAinfo.
Nga pamjet e publikuara, ata shihen të buzëqeshur, duke biseduar dhe shijuar momentin në shoqëri.

Tryeza e mbushur me pije dhe atmosfera e ngrohtë dëshmojnë për një mbrëmje argëtuese mes miqsh, ndërsa afrimiteti mes tyre tregon se raportet e krijuara gjatë spektaklit vazhdojnë të mbeten të forta.
Ky ribashkim i tyre ka ngjallur interes edhe te ndjekësit, të cilët shpesh janë kuriozë të dinë më shumë për marrëdhëniet e ish-banorëve pas përfundimit të spektaklit.
Duket se, pavarësisht garës dhe dinamikave brenda shtëpisë më të famshme në vend, miqësia ka triumfuar edhe jashtë saj. /ORAinfo/
