Basketbolli kosovar në vitin 2022.
Një nga edicionet më të mira viteve të fundit ishte ai i sezonit 2021/22. Ylli, Trepça e Peja deri në fund luftuan për titullin kampion, ku në fund sërish për herë të dytë rresht, Ylli u shpall kampion.
Suharekasit stinorin e rregullt e mbyllën në vendin e parë, duke lënë në atë të dytin Trepçën, që para një sezone luftonin për të mbetur në Superligë.Që të dyja, edhe suharekasit edhe mitrovicasit shkuan direkt në Play OFF.
Në anën tjetër, Peja, Prizreni16, Sigal Prishtina e Bashkimi luftuan mes vete për t’iu bashkangjitur Yllit e Trepçës.Peja arriti ta eliminojë Bashkimin, derisa Prishtina Prizrenin. Takimet e Play Offit ishin fantastike, Trepça eliminoi Pejën, kurse Ylli Prishtinën.
Suharekasit arritën të shpalleshin kampion me seri prej 3:1 ndaj Trepçës dhe trofeun e ngritën midis Mitrovicës. Kështu, Golden Eagle Ylli u shpall për herë të dytë rresht kampion.
Në anën tjetër, as Trepça nuk mbeti duar thatë. Në muajin shkurt, Final 8 i Kupës së Kosovës u zhvillua në Pejë, aty ku Trepça e rrëmbeu trofeun në finale përballë Bashkimit. Ky ishte trofeu i parë për mitrovicasit pas një dekade.
Sa i përket kampionatit, nga liga ra Drita e cila nuk e arriti as edhe një fitore të vetme, kurse Rahoveci luajti ndaj Prishtinës së Re në takimin vendimtar dhe arriti që të paktën edhe një stinor të jetë në elitë.
Edhe ky edicion është duke sjellë spektakël basketbolli në parket. Peja ka arritur që vitin 2022 ta përfundojë si lidere, duke lënë pas Sigal Prishtinën, Trepçën e Golden Eagle Yllin.Përveç spektaklit, ana e keqe e medaljes ishte huliganizmi, i cili është rikthyer në palestrat tona së bashku me tifozët.
Shumë ndeshje janë ndërprerë e janë rinisur pas zbrazjes së palestrave, e disa prej tyre janë luajtur edhe pa tifoz.
Si pasoj e kësaj, është vendosur që takimet e Kupës të luhen pa shikues. Sa jemi tek ky kompeticion, Superkupa e këtij edicioni u mbajt në kryeqytet dhe u fitua nga Sigal Prishtina që në finale mposhti Trepçën bindshëm.
Sa i përket Ligës Unike, sezonin e dytë e fitoi Peja që në finale triumfoi ndaj Golden Eagle Yllit, kampionit në fuqi të kësaj gare. E Liga Unike këtë stinor nisi me disa ndeshje, por që më pas u anulua për shkak se Shqipëria nuk arriti t’i ketë katër skuadra për të garuar.
Në garat evropiane, shteti ynë u përfaqësua me tri ekipe. Golden Eagle Ylli, Trepça e Sigal Prishtina. Ylli u paraqit në kualifikimet eBasketball Champions League, ku pësuan nga Benfica, ndërsa më pas garuannë grupet e FIBA Europe Cup, me dy skuadrat gjermane,Bamberg dhe Niners, si dhe izraelitët e Hapoel-it. Suharekasit e përfunduan aventurënevropiane me një fitore e pesë humbje.
Në anën tjetër, Trepça ishte organizatore e Grupit A kualifikues në FIBA Europe Cup. Për mitrovicasit kjo ishte hera e parë që organizuan njëevent të tillë. Gjashtë skuadra morën pjesë, ku në fund Sporting dhe Anwerp u kualifikuan tutje, kurse ‘Xehetarët’ pësuan nëçerekfinale nga Gottingen.
Po në këtë garë u paraqit edhe Sigal Prishtina, që pësoi nga Kalev/Cramo, në gjysmëfinale të GrupitB në FIBA Europe Cup.
Po kthehemi edhe njëherë në Mitrovicë, ku në palestrën “Minatori” u mbajt edhe një ngjarje e madhe, ajo e Superkupës Mbarëkombëtare. Fitues i kësaj gare ishte Trepça që në finale triumfoi ndaj Tiranës.
Për fund po ndalemi tek Kombëtarja e Kosovës. Dardanët u paraqitën në parakualifikimet për FIBA Eurobasket 2025. Kombëtarja jonë pësoi nga Norvegjia e Danimarka.