Bassani: Banka Botërore e përkushtuar për ndihmë në sanimin e dëmeve në Ibër-Lepenc

22:38 | 06 Dhjetor 2024
bassani:-banka-boterore-e-perkushtuar-per-ndihme-ne-sanimin-e-demeve-ne-iber-lepenc

Banka Botërore është e përkushtuar për të ndihmuar në sanimin e dëmeve të shkaktuara në kanalin e Ibër-Lepencit, pas sulmit terrorist.

Kështu tha zëvendëspresidentja e Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore, Antonella Bassani, e gjatë takimit në Amerikë me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin.

Ajo shprehu keqardhje për atë që ngjau me 29 nëntor, ndërsa lart bashkëpunimin me Kosovën dhe arritjet në vitet e fundit

“Të dy palët theksuan se Kosova gjatë këtyre viteve ka pasur zhvillime shumë të mira, duke udhëhequr me reforma dhe rritje ekonomike në rajon. Në takim u diskutua gjithashtu për zbatimin e projekteve zhvillimore të financuara nga Banka Botërore dhe atyre që janë në proces aprovimi”, shkruan në komunikatë.

Aty tutje bëhet e ditur se Bislimi e falënderoi Bankën Botërore për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me Kosovën.

Komento: