Basshkimi Evropian nuk pajtohet më që shteteve të Ballkanit t’u garantohet anëtarësimi

18:00 | 28 September 2021

BE-ja nuk pajtohet më që shteteve të Ballkanit t’u garantohet anëtarësimi.

Bashkimi Evropian nga frika e një reagimi politik të shteteve anëtare, nuk mund të pajtohet më që të japë garanci për anëtarësimin e ardhshëm të gjashtë vendeve të Ballkanit, kanë bërë të ditur katër diplomatë dhe një dokument i brendshëm, raporton Reuters.

E kjo mund ta “godet” Serbinë, Kosovën, Bosnjën, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Për koincidencë kjo po ndodh në kohën kur janë rritur tensionet në veri të Kosovës – përkatësisht përgjatë kufirit Kosovë-Serbi, transmeton Telegrafi.

Në samit, BE-ja planifikonte të ripërsëriste premtimin e dhënë 18 vite më parë, se “do t’i ofronte mbështetje perspektivës evropiane shtetet e Ballkanit Perëndimor”. E sipas diplomatëve, kjo ka kaluar të paktën në dy raunde bisedimesh pa ndonjë marrëveshje.

Shtetet e BE-së nuk do t’i zbulojnë qëndrimet e tyre, mirëpo Danimarka, Franca dhe Holanda kanë frikë nga përsëritja e nxitimit për futjen e Rumanisë dhe Bullgarisë në Bashkimin Evropian gjatë 2017-ës, dhe menaxhimi i dobët i punëtorëve të ardhur nga Evropa Lindore në Britani të Madhe duke bërë që shumë britanikë të kthehen kundër BE-së.

Bullgaria është kundër që Maqedonia e Veriut t’i bashkohet BE-së, kjo për shkak të një mosmarrëveshje rreth gjuhës. Madje edhe nëse disa shtete pajtohen për gjuhën, kjo reflekton në paralizimin e planeve të BE-së për të krijuar një “rreth të miqve” nga Ukraina e deri në Tunizi.

Madje sipas ekspertit të integrimeve evropiane në BE, John O’Brennan, njëherit ligjërues në Universitetin Maynooth në Irlandë, “nëse akoma ka shtete anëtare, që për një arsye apo tjetër, besojnë se nuk është i drejtë zgjerimi i BE-së, atëherë nuk jemi duke shkuar askund”.

Komento: