Mesfushori me prejardhje kosovare, Bastien Toma, është transferuar te skuadra e Genk.
Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e skuadrës belge.
Përveç skuadrës, Toma pritet të ndërrojë edhe kombëtaren, pasi ai është pajtuar që të përfaqësojë Kosovën.
Toma deri së fundmi luante me skuadrën e Sion, kurse tani do të vazhdojë karrierën te Genk, ku luan edhe Edon Zhegrova.