Bastiset Drejtoria paralele e Urbanizmit në veri, Elshani: U konfiskuan dokumente dhe u intervistuan disa persona, s’ka të arrestuar

12:08 | 27 December 2024
bastiset-drejtoria-paralele-e-urbanizmit-ne-veri,-elshani:-u-konfiskuan-dokumente-dhe-u-intervistuan-disa-persona,-s’ka-te-arrestuar

Policia e Kosovës ka bastisur sot objektin ku janë zhvilluar aktivitete të të ashtuquajturës Drejtori e Urbanizmit të Komunës paralele në veri të Mitrovicës.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani ka thënë për Indeksonline se janë konfiskuar disa dokumente dhe se janë investuar disa persona. Ndërsa ka pohuar se nuk ka të arrestuar.

“Sot pas pranimit të informacioneve se në një banesë afërsi të shkollës teknike mund të ishte duke funksionuar një degë e urbanizimit të Mitrovicës Veri, kemi verifikuar këtë informatë dhe ka dal të jetë e saktë. Pasi që është kontaktu Prokurori i rastit, janë konfisku dokumentat e gjetura aty, janë intervistu disa persona dhe rasti si falsifikim i dokumenteve i bashkangjitet rastit të mëhershëm që e kishim me Strukturën paralele të Mitrovica Veri. Nuk kemi persona të arrestuar”, ka thënë Elshani

Komento: