
Gjatë kontrolleve është sekuestruar edhe telefoni celular i biznesmenit, si pjesë e veprimeve hetimore që lidhen me një megaoperacion të SPAK-ut ndaj disa grupeve të dyshuara kriminale të përfshira në trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash.
Hetimet e prokurorisë përfshijnë disa persona dhe grupe të dyshuara për aktivitet kriminal, ndërsa në dosje përmenden edhe investime të dyshuara në projekte ndërtimore në zonën e Palasës.
Autoritetet po verifikojnë lidhjet e mundshme të investimeve në sektorin e ndërtimit me të ardhura të dyshuara nga aktivitete kriminale, ndërsa materialet e sekuestruara pritet të shërbejnë për thellimin e hetimeve.
Deri më tani, ndaj biznesmenit Samir Mane nuk është ngritur asnjë akuzë penale, ndërsa ai nuk ka dhënë deklarime të reja lidhur me zhvillimet e fundit.