Bastisja në familjen Fazliu: Faton Klinaku i reagon Prokurorisë Speciale në Hagë, i quan të “poshtër”

11:59 | 12 Shtator 2023
bastisja-ne-familjen-fazliu:-faton-klinaku-i-reagon-prokurorise-speciale-ne-hage,-i-quan-te-“poshter”

Kryetari i OVL-UÇK, Faton Klinaku ka reaguar ashpër ndaj bastisjes së sotme që po bëhen nga ana e EULEX-it dhe Prokurorisë Speciale, në familjen e heronjëve Fahri e Bahri Fazliu në ‘Kodrën e Diellit’ në Prishtinë.

Ai një postim në “Facebook” Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, e ka quajtur të poshtër.

Ky është postimi i plotë:

“Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, në mungesë të fakteve, vazhdojnë me filmat e tyre.

Që në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë filluar bastisjet e banesës së familjes së heronjve Fahri e Bahri Fazliu në ‘Kodrën e Diellit’ në Prishtinë.

P.S

ZPS janë të poshtër, meqenëse nuk ka shtet serioz”, ka shkruar Klinaku.

Komento: