Bastisje në Agjencinë Kadastrale

10:29 | 06 Maj 2026

Një bastisje sot është duke u zhvilluar në objektin e Agjencisë Kadastrale në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala.

Shala konfirmoi aksionin duke mos dhënë detaje të tjera, për të cilat tha se do të njoftojnë me kohë.

“Lidhur me pyetjen tuaj, ju njoftojme se është duke u zhvilluar një aksion. Për më shumë detaje ju njoftojmë me kohë”, ka thënë Shala.

Telegrafi është munduar të marrë edhe një përgjigje nga Policia e Kosovës dhe është në pritje. /Telegrafi

Komento: