Bastisje në Gjakovë, konfiskohet drogë – në pranga dy persona

20:25 | 07 October 2024

Dy persona janë arrestuar nga policia në Gjakovë si të dyshuar për veprën penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’.

Gjatë këtij aksioni, janë konfiskuar substanca narkotike, para, si dhe telefon.

Dy personave të dyshuar u është caktuar vendimi për ndalim në afat prej 48 orësh, tha policia.

Si u zbulua rasti?

Sipas policisë “me datë 07.10.2024 pas pranimit të informatës se i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se i ka shitur narkotik një personi mashkull kosovar, lidhur me rastin me urdhër të prokurorisë kompetente është zhvilluar një bastisje ku gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar janë gjetur dhe konfiskuar dëshmitë si në vijim”…

Komento: