Bastisje në katër lokacione në veri

09:52 | 18 Nëntor 2023

Policia e Kosovës është duke kryer aksion në katër lokacione në komunat veriore të Kosovës.

Lajmin për Front Online e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës së drejtorit të policisë për veri, Veton Elshani.

Ai ka thënë se janë duke e asistuar Doganën në këtë aksion.

“Jemi duke asistuar Doganën. Bastisja është duke u kryer në katër lokacione”, ka thënë Elshani.

Mirëpo deklaroi se nuk mund të jep më shumë detaje.

Në media po raportohet se bastisja është duke u kryer me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Kosovës, dhe ka të bëjë për disa zyrtarë të doganës të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare./Front Online

Komento: