Bastisjet në Prizren, dyshohet se është arrestuar djali i Nait Hasanit

11:26 | 23 Janar 2026
bastisjet-ne-prizren,-dyshohet-se-eshte-arrestuar-djali-i-nait-hasanit

Art Hasani, djali i Nait Hasanit, dyshohet se është në mesin e të arrestuarve në aksionin e gjerë të Prokurorisë Themelore në Prizren kundër keqpërdorimit të votave.

Hasani është ndaluar të premten me urdhër të Prokurorisë, raporton Sinjali bazuar në burime brenda Prokurorisë.

Paparaci merr vesh se djali i ish-deputetit dyshohet se ka ushtruar funksionin e komisionerit në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Komento: