Bastisjet në shtëpinë e Kuçit dhe Selimit, deklarohen nga Specialja

10:33 | 07 Mars 2024
bastisjet-ne-shtepine-e-kucit-dhe-selimit,-deklarohen-nga-specialja


Zyra e Prokurorit të Specializuar i ka konfirmuar operacionet që janë zhvilluar sot në Kosovë.

Pa dhënë detaje se mbi çfarë dyshimesh po zhvillohen këto operacione.

Në një përgjigje për Front Online, Christopher Bennett, zëdhënës i ZPS-së ka thënë se janë duke zhvilluar operacione të vazhdueshme në Kosovë.

“SPO po kryen operacione të vazhdueshme”, thuhet në përgjigjen e Speciales.

Që nga orët e hershme të mëngjesit po kryhen bastisje në shtëpinë e njërit prej eprorëve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimit.

Lajmin e ka konfirmuar për Front Online, avokati i tij, Artan Çerkini.

Kujtojmë se në nëntorin e vitit të kaluar, Gjykata Speciale kishte bastisur shtëpinë e Ismail Sylës, këshilltarit të ish-presidentit, Hashim Thaçi.

Paraprakisht bastisje kishte pasur edhe në shtëpinë e Artan Behramit, poashtu ish-këshilltar i Thaçit./FrontOnline

Komento: