Bastoret befasojnë me kuotat për ndeshjen Kosovë – Çeki

10:58 | 05 Shtator 2019

Kosova – Çekia, do të befasoheni nga kuotat në bastore.

Kosova do ta luajë ndeshjen e katërt të kampanjës kualifikuese për Evropianin 2020 kundër Republikës së Çekisë.

“Dardanët” të shtunën me fillim nga ora 15:00, në stadiumin mitik ‘Fadil Vokrri’, presin një kombëtare mjaft të papërshtatshme siç është Çekia.

Nga tri ndeshje të zhvilluara nga të dyja skuadrat, Kosova ka një fitore dhe dy barazimeve kundrejt dy fitoreve dhe një humbje të kundërshtarit, shkruan lajmi net.

Forma e mirë e Çekisë në dy ndeshjet e fundit kualifikuese ka bërë që kjo kombëtare të jetë favorite e lehtë përballë Kosovës nga kompanitë e basteve.

Kompania e njohur për vënien e basteve ‘’bet365’’ e ka kuotuar fitoren e Kosovës 3.00 kurse triumfi i mysafirëve llogaritet me koeficient 2.45.

Barazimi kuotohet 3.10.

Komento: