Baton Haxhiu: Kurti kryeministër t’i kërkojë falje Kurtit opozitar

22:34 | 08 November 2022

Gazetari Baton Haxhiu beson që kryeministri aktual Albin Kurti duhet t’i kërkojë falje Kurtit opozitar.

Haxhiu ka thënë se Kurti është bërë peng i vetes.

Ai e ka akuzuar Kurtin për situatën aktuale në veri dhe marrëdhëniet e cenuara me ndërkombëtarët për shkak të vendimit për targat.

“Do të ishte mirë që Kurti kryeministër t’i kërkojë falje Kurtit opozitar. Ky është peng i vetvetes dhe për këtë fakt, ai na sjell në situata të palakueshme, duke e sjell Kosovën në këtë situatë. Nëse Kurti do të ishte racional e pragmatik, mendoj se situata me bashkësinë ndërkombëtare do të ishte ndryshe. Dhe situata në veri do të ishte ndryshe”, ka thënë Haxhiu në Pressing.

Hahxiu ka thënë se ndjehet keq që qytetarët e kanë përkrahur Kurtin për kryeministër.

“Nuk kisha pas qejf me pas një kryeministër të tillë në krye të shtetit. Më vjen keq që qytetarët tanë e kanë zgjedhur me 51% një kryeministër që ka dinjitet dhe di me vepru”, ka thënë Haxhiu.

Sipas Haxhiut, Kurti nuk ka qëllim që të realizojë as afërsisht ato që i ka premtuar.

“Ai do të lëshojë pe në të gjitha qëndrimet e veta. Ai tha se e ka pranuar planin franko-gjerman e Vuçiqi s’e ka pranuar. Plani franko-gjerman e ka Asociacionin brenda”, ka thënë Haxhiu.

Komento: