Baton Haxhiu tregon pse Albin Kurti nuk shkon nesër në Tiranë

20:01 | 05 Dhjetor 2022

Analisti Baton Haxhiu tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk do të shkojë personalisht në samitin e së martës në Tiranë për të shmangur një përplasje publike me presidentin serb Aleksandër Vuçiq.

“Nëse do duhej të kishte takim me Vuçiçin ku do të nënshkruhej një para-marrëveshje, nuk duhet të kishte ikur nga përgjegjësia. Unë mendoj që Kurti ka ikur nga përgjegjësia e vetë, nuk ka dashur të krijojë përplasje publike me Vuçiq. Punët e vrazhda që nuk kanë peshë ia lënë Vjosa Osmanit”, u shpreh ai.

Kosova do të përfaqësohet në samit nga presidentja Vjosa Osmani.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka vendosur që të marrë pjesë në samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që do të zhvillohet në Tiranë dhe është nisur drejt kryeqytetit shqiptar.

Vuçiç pret që të ketë ndonjë përfitim nga qëndrimi i tij në Tiranë, teksa shtoi se nëse nuk do merrte pjesë, do të kishte një dëm të madh për vendin, shkruan Euronews Serbia.

Komento: