
Bayern Munich dëshiron të mbushë sa më shpejt boshllëkun e lënë nga Robert Lewandowski.
Sulmuesi polak është tashmë një lojtar i ri i Barcelonës dhe Bayern e di se do të jetë e vështirë të gjejë një sulmues që mund të garantojë nga 30 deri në 40 gola në sezon, përcjell ORAinfo.
Kjo është arsyeja pse klubi bavarez ka vendosur të shkojë në një premtim të ri. Sipas ‘L’Equipe’, klubi tashmë ka vënë syrin te Mathys Tel, një sulmues 17-vjeçar nga Stade de Rennes. Sulmuesi i ri, i cili ka shkëlqyer në nivel të të rinjve, tashmë ka arritur një marrëveshje parimore me klubin gjerman.

Sipas mediave, dy palët e përfshira kanë rënë dakord për të nënshkruar marrëveshjen për një shumë prej rreth 30 milionë euro. Francezi do të angazhohet për Bayernin për pesë sezonet e ardhshme, pra deri në vitin 2027. Ardhja e tij do të ishte një ndryshim i madh në karrierën e tij sportive./ORAinfo/