Liga e Kampionëve vazhdon edhe këtë javë me ndeshjet e xhiros së dytë në fazën e grupeve.
Padyshim se vëmendja kryesore do të jetë në “Allianz Arena”, aty ku do të takohen Bayern Munichi dhe Barcelona, shkruan Gazeta Express.
Të dy skuadrat kanë regjistruar fitore në ndeshjet e para. Bayerni mposhti Interin në udhëtim (0:2), teksa Barcelona fitoi si vendase ndaj Viktoria Plzenit (5:1).
Mungesat dhe formacionet e mundshme:
Julian Nagelsmann nuk do t’i ketë në dispozicion dy futbollistët, Kingsley Coman dhe Bouna Sarr.
Në anën tjetër, Xavi ka në dispozicion të gjithë futbollistët për sonte – përfshirë edhe Sergi Roberton, i cili nuk luajti të shtunën ndaj Cadizit në La Liga shkaku i një lëndimi të lehtë muskulor.
Formacioni i mundshëm i Bayernit: Neuer; Pavard, Upamecano, Hernandez, Davies; Kimmich, Sabitzer; Gnabry, Muller, Sane; Mane.
Formacioni i mundshëm i Barcelonës: Ter Stegen; Kounde, Araujo, Garcia, Balde; Gavi, Busquets, Pedri; Raphinha, Lewandowski, Dembele.
Ndeshja mes Bayernit dhe Barcelonës do të zhvillohet nga ora 21:00.