Gjiganti gjerman Bayern Munich dhe ai anglez Arsenal po bëjnë shkëmbimin e vitit.
Të dy skuadrat kanë vendosur t’i shkëmbejnë yjet e tyre.
Skuadra e Arsenal dhe ajo e Bayern Munich janë afër marrëveshjes për “bombën” e afatit kalimtar të janarit.
Gjigantët evropian po mendojnë që të shkëmbejnë dy super yjet e skuadrave, Mesut Ozli dhe James Rodriguez, raporton “Don Balon”, transmeton lajmi net.
Ylli kolumbian i cili luan në formë huazimi tek Bayern, kartonin e të cilit e mbanë Real Madrid, është thënë se mund të kthehet para kohe në Madrid, pasi është i pakënaqur në Spanjë.
Gjithashtu, Mesut Ozil po kalon në një nga sezonet më të dobëta në karrierën e tij, pasi nuk po përshtatet me Unai Emery.
Londinezët po shpresojnë që Bayern të pajtohen për mundësinë e shkëmbimit Ozil – James.