Bayern dhe Dortmund vazhdojnë me fitore në Bundesligë

17:37 | 31 Tetor 2020

Ekipi i Bayern Munchen ka arritur të shënoj fitoren e radhës kundër FC Koln me rezultat 1:2.

Golat për bavarezët i shënuan Muller nga pika e bardhë në minutën e 13-të dhe Gnabry në të 45-tën.

Kurse, tek Koln, shënoj Drexler në të 82-të, por që në fund doli të jetë gol vetëm për statistika.

Klubi i Bayern Munchen për momentin gjendet në pozitën e parë me 15 pikë, aq sa ka edhe Dortmund.

Kjo rënditje do të qëndroj deri nesër, pasi që nëse Leipzig e mposhtë Monchengladbach rikthehet në krye të tabelës.

Fiton edhe Dortmund:

Klubi i Dortmund ka arritur të kaloj në epërsi kundër Bielefeld në minutën e 52-të.

“Verdhë e zinjtë” kaluan në epërsi me golin e mbrojtësit, Matts Hummels.

Në minutën e 52-të, Sancho krosoj nga korneri dhe e gjeti bukur Hummelsin që shënoj me lehtësi

Komento: