Bayern do të futet në garë për këtë super lojtar

00:06 | 09 Dhjetor 2018

Bayern Munich duket se do të futet në garë për Frenkie de Jong.

Mesfushori holandez është njëri nga lojtarët më të kërkuar momentalisht në futbollin evropian.

Skuadra si Barcelona, Manchester City apo Paris Saint Germain po e kërkojnë me ngulm yllin e Ajaxit.

“Goal” shkruan se së fundmi, situatën e lojtarit po e vëzhgojnë edhe gjigantët bavarez.

Ditë më parë është thënë se PSG ka arritur një marrëveshje me lojtarin, për75 milionë euro.

Megjithatë, gjigantët e Evropës janë ende me shpresën se këto janë vetëm thashetheme dhe nuk po dorëzohen në garën për lojtarin.

Komento: