Bayern e mposht pa problem edhe Wolfsburgun

22:34 | 17 Dhjetor 2021

Bayern Munich vazhdon me fitore, mposht lehtë Wolfsburgun.

Bayern Munich ka shënuar fitore ndaj Wolfsburg me rezultat të thellë 4-0 në xhiron e 18-të.

Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë për bavarezët që shënuan që në start.

Thomas Muller ishte ai që hapi ndeshjen që në minutën e 7-të.

Realisht ishte rasti i vetëm i mirë në këtë pjesëlojë.

Në pjesën e dytë bavarezët kanë shënuar edhe tri herë të tjera.

Dayot Upamecano ishte ai që gjeti rrjetën për 2-0 në minutën e 57-të.

Pas vetëm dy minutash ishte Serge Gnabry që asistoi te Leroy Sane që shënoi për 3-0.

Nuk kishte si të mbyllej ndeshja pa një gol të Robert Lewandowski, i cili shënoi në minutën e 88-të.

Bayern mbetet lider me 43 pikë, nëntë më shumë se ndjekësi i parë.

Komento: