Freiburgu e eliminon Bayernin nga Kupa e Gjermanisë, vendosi një gol në fundin e ndeshjes.
Bayern Munichi është eliminuar nga Kupa e Gjermanisë.
Skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel pësoi sonte humbje në shtëpi ndaj Freiburgut, në ndeshjen e vlefshme për fazën çerekfinale të kësaj gare, shkruan Gazeta Express.
Ndeshja e zhvilluar në “Allianz Arena” përfundoi me rezultatin 1:2. Kjo ndeshje u vendos në çastet e fundit.
Dayot Upamecano (19’) kaloi fillimisht Bayernin në epërsi, teksa Nicolas Hofler (27’) barazoi shifrat.
Derisa ndeshja po shkonte drejt mbylljes me rezultat të barabartë, mysafirët fituan një penallti në çastet e fundit (90+5’), të cilën e shndërroi në gol Lucas Holer.
Freiburgu kundërshtarin e fazës gjysmëfinale do ta mësojë pas tërheqjes së shortit.