Bayern Munich është skuadra që duket se është në gjendje t’I mbulojë të gjitha shërbimet e lojtarit më të kërkuar që luan në Ligue 1.
Nicolas Pepe i Lille është sulmuesi që ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve evropiane, si Arsenal, Barcelona, PSG e Bayern Munich.
Sipas ‘Le10Sport’ gjiganti bavarez është në pozitën më të mirë për të finalizuar një marrëveshje me Pepe, transmeton lajmi.net.
Negociatatat kanë filluar mes përfaqësuesve të Bayern, Lille e Nicolas Pepe, dhe, edhe pse nuk është arritur ndonjë marrëveshje, negociatat kanë pasur progres.
Bayern pra janë liderët në garën për të transferuar reprezentuesin e Bregut të Fildishtë.