Bayern fiton në minutat e fundit, një ndeshje larg titullit

20:31 | 13 June 2020

Bayerni vazhdon ecurinë e fitoreve, por duhet të presë për ta festuar titullin.

Bayern Munichu arriti të marrë fitore me rezultat 2:1 kundër Borussia Monchengladbachut në ndeshjen e zhvilluar në Allianz Arena, mirëpo do të duhet të presë të paktën deri në xhiron e ardhshme për ta festuar titullin e kampionit.

Skuadra e Hansi Flick po shkon drejt titullit të tetë radhazi të Bundesligës, ndërsa tani, edhe nëse i humb të gjitha ndeshjet e mbetura dhe Dortmundi i fiton të gjitha, ata do ta humbnin titullin vetëm në bazë të diferencës në gol, transmeton Gazeta Express.
Ky dominim i Bayernit në Bundesligë, megjithatë, nuk ishte aq i vërejtshëm sot në Allianz Arena, ku vendasve u mungonin yjet e skuadrës – Robert Leëandoëski dhe Thomas Muller.

Në këtë ndeshje, të parët kaluan në epërsi mysafirët në minutën e 17-të të ndeshjes, por goli i Jonas Hofman u anulua më vonë nga VAR.

Bayerni u përgjigj duke e zhbllokuar rezultatin e ndeshjes në minutën e 36-të, kur Joshua Zirkzee i kaloi në epërsi bavarezët. Por, dhjetë minuta më vonë, skuadra e Hansi Flick e humbi këtë epërsi pasi që Benjamin Pavard shënoi autogol.

Monchengladbach e pati epërsinë në posedimin e topit gjatë ndeshjes, mirëpo Bayerni arriti ta marrë fitoren falë golit të shënuar nga Leon Goretzka pesë minuta para fundit të ndeshjes.

Komento: