Bayern i pandalshëm, fiton bindshëm ndeshjen me fund të pazakontë

18:48 | 29 Shkurt 2020

Bayerni fiton thellë.

Bayern Muencheni ka shënuar tre gola në 15 minutat e parë të ndeshjes të cilën e fitoi me rezultatin e lartë, 6:0. Bayerni të shtunën luajti në udhëtim ndaj Hoffenheimit, në kuadër të xhiros së 24-t të Bundesligës gjermane.

Ndeshja u ndërpre për 20 minuta kur tifozët e Bayernit shfaqën një pano fyese ndaj pronarit të Hoffenheimit.

Bayerni prinë në Bundesligë me 52 pikë, katër më shumë se RB Leipzig që luan të dielen.

Sipas raportimit të agjencisë Reuters, ndeshja ka mundur të ndërpritet më herët kur tifozët e Bayernit shfaqën panon fyese ndaj pronarit të Hoffenheimit, Dietmar Hopp, në minutën e 79-të. Arbitri urdhëroi skuadrat të shkojnë në brendi të stadiumit, ndërsa disa lojtarë të Bayernit dhe drejtuesit e këtij klubi shkuan te tifozët dhe kërkuan prej tyre të largojnë panon fyese.

Pas ndërprerjes prej 20 minutave ekipet u kthyen në fushë, por nuk luajtën më lojë garuese. Vetëm endën topin deri në fund të takimit. Në fund kishte ovacione në drejtim të Hoppit, ndërsa udhëheqësi i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge eci përkrah tij në shenjë solidariteti.

Serge Gnabry, Joshua Kimmich dhe Joshua Zirkezee shënuan golat e hershëm të Bayernit. Philipe Coutinho shënoi dy gola të tjerë ndërsa Leon Goretzka realizoi golin e fundit në minutën e 62-të.

Komento: