Bayern – Liverpool, kjo deklaratë e Neuer do t’i ‘çoj peshë’ tifozët anglez – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Bayern – Liverpool, kjo deklaratë e Neuer do t’i ‘çoj peshë’ tifozët anglez

19:28 | 17 Dhjetor 2018

Bayern dhe Liverpoll do të përballën në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.

Manuel Neuer është i bindur se Bayerni mund ta mposhtë Liverpoolin në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve në ndeshjet që luhen në shkurt dhe mars.

Sot shorti vuri përballë gjigantët evropianë teksa dy ekipet po kalojnë në forma të ndryshme ku Liverpooli është lider i Premier Ligës, ndërsa Bayerni është nëntë pikë prapa liderit Dortmund në Bundesligë.

“Ata po kalojnë në një sezon shumë të mirë dhe e dimë se ishin në finalen e vitit të shkuar. Sigurisht nuk do të kënaqen as me barazim. Ata kundërsulmojnë shpejt dhe janë të rrezikshëm para golit, por janë të hapur, siç e kemi parë, dhe do të jenë kundër një sulmi të mirë të Bayernit. Do të jenë dy ndeshje të mrekullueshme”, ka thënë Neuer.

Ndeshja e parë luhet në Anfield e e kthimit në Allianz Arena.

Komento: