Bayern mbret i Evropës për herë të 6-të

22:56 | 23 August 2020

Bayerni kampion evropian për herë të 6-të dhe kompleton tripletën.

Bayerni është fitues i UEFA Champions League për sezonin 2019/20.

Është mbyllur sezoni i stërzgjatur për shkak të COVID-19 edhe në Champions League.

Bayern Munich është kampion për sezonin 2019/20 pasi e mundi në finale Paris Siant Germainin me rezultatin minimal, 1-0.

Golin e vetëm dhe të fitores e shënoi në pjesën e dytë Kingsley Coman, në minutën e 59’.

Goli i Bayern erdhi pas disa rasteve të mira të PSG-së në pjesën e parë, me Mbappen dhe Neymarin, që nuk mundën të shënojnë.

PSG kishte raste edhe në pjesën e dytë, por Neuer e bëri një tjetër pritje fantastike në minutën e 70’, Marquinhos kishte mundësi të artë.

Deri në fund, Parisi tentoi dhe e pati një tjetër rast të mirë në min e 92’ me Chupo Moting, por nuk e shtyn topin në rrjetë.

Bayerni qëndroi deri në fund dhe fitoi 1-0 titullin e gjashtë në histori të klubit në Ligën e Kampionëve, aq sa Liverpooli.

Bayerni gjithashtu kompletoi tripletën për herë të dytë në histori, klubi i vetëm së bashku me Barcelonën që nga dy herë kanë fituar gjithçka që fitohet në një sezon.

Komento: