Bayern Munich ka marrë lajmin e keq para ndeshjes me Liverpool.
Coman është në dyshim për ndeshjen e Champions League, që Bayern Munichu e zhvillon të martën me Liverpoolin.
Kingsley Coman ka shkëlqyer mbrëmë kundër Augsburgut, duke shënuar dy gola në fitoren 3-2 të Bayernit, raporton Express.
Por, lojtari u largua me dhimbje nga fusha në fund të ndeshjes, lajm aspak i mirë ky për Niko Kovacin, i cili shpreson të mos jetë diçka serioze.
“Sipas doktorëve, nuk duket shumë mirë për momentin. Do të bëjë (sot) ekzaminime mjekësore për të kuptuar më shumë, shpresoj të jetë i gatshëm për të martën”, deklaroi Kovac.