Bayern Munchen arrin marrëveshje me yllin 100 milionësh

19:42 | 03 Gusht 2019

Sane me shumë gjasë do ta vesh fanellën e Bayern Munchen.

Bayerni Munchen nuk ka hequr dorë nga Leroy Sane, i cili është edhe objektivi kryesor gjatë kësaj merkatoje.

Klubi gjerman sipas “Sky Sport De” ka arritur një marrëveshje me futbollistin dhe tashmë duhet të gjejë gjuhën e përbashkët edhe me Manchester City-in.

Lojtari i kombëtares gjermane do të përfitojë 18 milionë euro në sezon nga kontrata me bavarezët, një shifër e frikshme që ka bërë që ai të pranojë menjëherë transferimin.

Tashmë do të mbetet edhe pjesa më e vështirë për të bindur edhe City-in, që nuk heq dorë nga ai as për 100 milionë euro. Deri të enjten e ardhshme pritet që bisedimet mes të dyja klubeve të jenë intensive.

Komento: