Bayern Munchen e do në skuadër këtë sulmues

00:02 | 28 Tetor 2021

Bayern Munich është i interesuar për sulmuesin e Benfica-s, Goncalo Ramos, zbulon Bild.

20-vjeçari bëri përshtypje për vargun e dytë të gjigantëve portugez sezonin e kaluar, duke shënuar 14 gola në vetëm 12 ndeshje dhe është ngjitur në ekipin e parë për sezonin 2021-22, ku ka nisur tre ndeshje këtë sezon,përcjell ORAinfo.

Bayern po ndjek përparimin e tij, megjithëse ende nuk është bërë asnjë qasje zyrtare./ORAinfo/

Komento: