
Plani i Bayern Munich është i qartë: ose të rinovojë marrëveshjen me Lewandowski ose ta shesë atë verën e ardhshme.
Kontrata e tij përfundon në qershor 2023 dhe klubi gjerman ka një politikë të zgjatjes së kontratës njëvjeçare për lojtarët mbi moshën 30 vjeç, por ata po mendojnë të bëjnë një përjashtim për polakin,përcjell ORAinfo.
Sipas Bild, Bayern është i gatshëm t’i ofrojë Lewandowskit një rinovim një vjeçar me të njëjtën pagë, ose një marrëveshje dyvjeçare në rast se ai bie dakord për një ulje të pagës.
Nëse lojtari nuk do të pajtohet, atëherë kastigu do të fillojë që tani për të gjetur një zëvendësues, me Erling Haaland që është një opsion në rast se ylli polak largohet këtë verë./ORAinfo/