Bayern Munich afër marrëveshjes së madhe me këtë super-lojtar

13:28 | 14 Prill 2019

Duket se skuadra e Bayern Munichut po përgatitet për një super-transferim.

Ylli i Leipzig, Timo Ëerner, raportohet se ka refuzuar të vazhdojë kontratën e tij aktuale me skuadrën, dhe do të largohet në fund të sezonit.

Shefi i Leipzig, Oliver Mintzlaff ka konfirmuar se lojtari nuk do ta nënshkruaj kontratën e re, për tu larguar gjatë verës, transmeton lajmi.net.

Kontrata e Ëerner skadon në vitin 2020 dhe skuadra nga Bundesliga po synonte të rinovonte me të, por një gjë e tillë do të jetë e pamundur.

“Ne duam të vazhdojmë kontratën e tij. Por, ai ka sinjalizuar se dëshiron largimin” ka thënë Mintzlaff për ‘Sky’.

Favoritët për të nënshkruar me lojtarin, sipas ‘Bild’ shihet të jenë Bayern Munich, të cilët janë interesuar edhe më parë për lojtarin.

Komento: