Bayern Munich arrin marrëveshje me yllin e madh

22:24 | 30 June 2020

Leroy Sane është transferimi i parë i Bayern Munich këtë verë.

Bild Sport raporton se Bayern Munich dhe Manchester City kanë arritur marrëveshje për transferimin anësorit gjerman në ‘Allianz Arena’, përcjell lajmi.

Sane, rikthehet në Bundesligën gjermane pas katër sezonesh të kaluar në Premierligë.

Pep Guardiola ditë më parë deklaroi se dëshironte qëndrimin e lojtarit, por se dëshira e Sane është transferimi te Bayern Munich.

Shuma e transferimit të Sane nuk dihet ende, por besohet të jetë rreth 50 milionë euro.

Komento: