
Bayern Munich pa mëshirë ndaj Barcelonës, e mbyll pjesën e parë me dy gola epërsi.
Bayern Munich e ka mbyllur pjesën e parë ndaj Barcelonës në epërsi prej 2-0, në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Julian Nagelsmann kishte vendosur të futej me formacionin më të mirë në fushë, sikurse Barcelona që i duhej medoemos fitorja.
Gjysma e pjesës së parë ishte e barabartë me Barcelonën që ishte rival i denjë.
Por në minutën e 34-të, Bayern Munich me Robert Lewandowskin nisi një sulm, polaku u fut në zonë dhe asistoi për Thomas Muller që shënoi me kokë për 1-0.
Bavarezët gjetën golin e dytë në minutën e 43-të, ku Kingsley Coman asistoi te Leroy Sane që shënoi për 2-0 me një predhë nga distanca.
Nëse mbyllet ndeshja kështu, Barcelona do të përshëndetet nga Liga e Kampionëve.