
Ylli i Juventusit është bërë shumë i kërkuar.
Manchester City ende nuk e ka mbyllur çështjen e transferimit të Joao Cancelos nga Juventus, dhe këtë mund ta shfrytëzojë Bayern Munich.
Negociatat e Manchester City me Juventusin vazhdojnë të zvarriten, derisa kampionët e Premierligës po kërkojnë një blerës për Danilon.
Sipas ‘Calciomercato’ dhe burime tjera, Bayern Munich janë duke përgatitur për t’i dërguar Juventusit një ofertë për reprezentuesin portugez.
Të interesuar për Cancelon kanë qenë edhe Manchester United, por që tani kanë zyrtarizuar transferimin e Aaron Ëan Bissaka.
Cancelo te Juventus është transferuar verën e kaluar, nga skuadra e Valencias, e cila në sezonin parapak e kishte huazuar lojtarin te Interi.