Bayern Munich e gjen zëvëndësuesin e Kovaçit, ky është super-trajneri i ri

18:47 | 10 Prill 2019

Duket se skuadra e Bayern Munichut po bëhet me trajner të ri.

Mauricio Pochettino është lidhur me një kalim në Bundesligë, te skuadra e Bayern Munich.

‘Bavarezët’ janë vënë në kërkim të një trajneri të ri, që do të zëvendësonte Niko Kovaçin, i cili duket se nuk ka përmbushur pritëshmëritë e klubit gjerman në sezonin e parë.

Sipas ‘MundoDeportivo’, Bayern do të synojë trajnerin e Tottenham Hotspur, si pjesë e një projekti të ri që kanë në plan të nisin, pas nënshkrimeve me Lucas Hernandez dhe Benjamin Pavard.

Bayern Munich beson se premtimi trofeve mund të tërheq argjentinasin drejt Gjermanisë, pasi dihet se ende nuk ka fituar titull me Tottenham Hotspur.

Përndryshe Mauricio Pochettino është konsideruar favorit për të marrë edhe drejtimin e Barcelonës dhe Real Madridit në fund të sezonit, ndërsa si një alternativë po konsiderohet edhe Milan.

Komento: