Bayern Munich ‘gjunjëzon’ Chelsean

23:01 | 25 Shkurt 2020

Bayern Munich mposhtur Chelsean me rezultat 0-3.

Pjesa e parë e kësaj ndeshje përfundoi 0-0, me golat që ishin ruajtur për pjesën e dytë.

Serge Gnabry ishte lojtari që shënoi dy gola të shpejtë për Bayern Munich (51’, 54’), për rezultatin 0-2.

Në minutën e 76’, kampionët e Bundesligës shënuan edhe golin e tretë, me anë të sulmuesit polak Robert Lewandowski.

Me këtë epërsi, Bayern Munich ndodhet shumë pranë kalimit në çerekfinale, e cila do të vërtetohet nga ndeshja e kthimit në ‘Allianz Arena’.

Komento: